Kryetarja e komanduar e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako do të jetë kandidate për kryetare në zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen në datën 6 mars.
Lajmi konfirmohet për “Panorama.al” nga burime brenda kryesisë së PS në këtë qytet, e cila zhvilloi mbledhjen një ditë pas Presidenti Meta dekretoi datën.
Mësohet po ashtu se Sako ka marrë edhe mbështetjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa PS e Durrësit ka deklaruar se Sako ka menazhuar me seriozitet periudhën pas tërmetit.
Sako për disa mandate ka mbajtur detyrën e drejtoreshës se shërbimeve publike ne bashkinë Durres.
Durrësi që prej fund nëntorit 2019 është pa kryetar bashkie, sepse kryebashkiakja Valbona Sako dhe dorëheqjen vetëm disa muaj pasi kishte marrë postin.
Emirjona Sako
Ndërkohë mësohet se Lulzim Basha do të hyjë në garë me Luan Hotin, aktualisht kryetar i PD dega Durrës. Nga ana tjetër, Berisha do të ketë kandidat për Kryetar Bashkie në Durrës Ardian Mukën.
Ardian Muka, Emirjona Sako dhe Luan Hoti
g.kosovari