Ende 11 vite pas vrasjeve të 4 qytetarëve në protestën e 21 janarit 2011, familjarët e viktimave bëjnë apel për të vendosur drejtësi.
Familjarët e një prej protestuesve, Ziver Veizit kanë zhvilluar homazhe pranë vendit ku prehet Ziver Veizi.
Në një prononcim për mediat, motra e të ndjerit, Trëndafilja thotë se drejtësia ende nuk është vendosur në vend, dhe se nuk po bëhet asgjë për zbardhjen e ngjarjes.
“Nëse do të ketë ndonjë zhvillim do e merrni vesh ju të parët. Ne drejtësinë do e kërkojmë derisa të rrojmë. Drejtësinë do e kërkojmë për vëllanë tonë. Nuk dua të ma zësh në gojë Berishën dhe asnjë. Unë kërkoj drejtësi për vëllain tim, e kërkojmë dhe do e gjejmë” – tha motra e të ndjerit Veizi.
Më herët kryeministri Edi Rama, deputetë të PS-së dhe ministra kanë zhvilluar homazhe për 4 viktimat e 21 janarit.
Ata ishin të shoqëruar nga familjarë të viktimave, të cilët vendosën karafila të kuq në vendin ku u qëlluan gjatë protestës në bulevardin “Dëshmorët e kombit”.
g.kosovari