Duke filluar nga e enjtja e ardhshme në Britaninë e Madhe do të hiqen të gjitha kufizimet e marra ndaj pandemisë së koronavirusit. Qeveria e Boris Johnson ka vendosur që të anulojë të punuarit nga shtëpia dhe në shkolla nuk do të jetë më e nevojshme mbajtja e maskave.
Po ashtu edhe certifikata e gjelbër do të anulohet dhe do të përdoret vetëm për diskoteka dhe evente të mëdha; maska do përdoret në dyqane dhe në transportin publik, por edhe në këtë rast qeveria nuk e ka bërë të detyrueshme përdorimin e saj në këto ambiente, shkruan Daily Mirror.
Masat e mësipërme të cilat pritet të anulohen javën e ardhshme ishin futur në fuqi në dhjetor kur filloi përhapja e variantit Omicron. Mbërritja e variantit të ri e detyroi qeverinë britanike të vendoste këto masa të cilat ishin të përkohshme. Deri më tani 36 milionë njerëz kanë marrë dozën e vaksinës.
Britania e Madhe është vendi me nivelin më të lartë të imunitetit në Evropë, që po përkthehet në një rënie të shpejtë të infeksioneve dhe shtrimeve në spital.
g.kosovari