Dinamo e ka rinisur vitin shumë mirë, duke surprizuar Kukësin në “Elbasan Arena” me fitoren 0-1. Tri pikë me shumë vlerë për blutë nga kryeqyteti, që i largohen fundit të renditjes dhe shohin për nga lart.
Ndërsa Kukësi zbret në vendin e tretë, duke mos përfituar dot nga barazimet e tre skuadrave në krye, si Tirana, Laçi dhe Vllaznia. Vendimtar goli i Imamit në minutën e 89-të të takimit, që çon në dëlir tifozët.
/b.h