Kreu i PAA-së, Agron Duka në studion e Report Tv ka bërë me dije se kanë marrë një ftesë nga Sali Berisha për të bashkëpunuar për zgjedhjet në bashkitë që nuk kanë një kryetar.
Ai tha se ky është një nga mundësitë që do të diskutojnë sot mes aleatëve të vegjël të PD-së, që tani më janë ndarë nga Lulzim Basha.
“Ne do marrim mendimin e bashkëpunëtorëve dhe kam lënë një takim, mundësitë janë të ndryshme, kemi një sinjal nga grupi i Berishës, nga vetë ai për një farë bashkëpunimi që të nxjerrim kandidaturë të një koalicioni, deri këtu jemi, nga Basha nuk kemi asnjë ftesë, megjithëse koha është shumë e kufizuar., mundësitë janë të ndryshme, mund të marrim vendim për të përkrahur një kandidaturë pavarësisht se kujt kandidature i takon, nga 2 kandidatura mendojmë se është më i mirë me një vlerësim sipas perceptimit tonë, apo njerëzve në terren. Mund të bëjmë koalicion me një nga pjesët e PD-së, ose të jemi indiferentë, por s’do preferoja të ishim indiferencë, se në fund të ditës në politikë jemi, mund të dalim, unë e kam një ide të tillë që ne të dalim me kandidatë me sigël të PAA, duke qenë se kemi 6 vjet duke marrë përsipër këtë projekt, nëse e shohim veten të aftë të marrim vota në 6 bashki ose disa prej tyre, mund të dalim, edhe për betejë elektorale. Unë vetë? Ka njerëz më me energji, nëse shohim që një nga kandidaturat e Bashës ose Berishës, do e mbështesim”, tha Duka.
Duka nuk e mendon se Berisha ‘Non Grata’ nuk është një problem, e ndërsa thotë se në këto zgjedhje mund të ketë surpriza, por thekson se PS-ja është më e favorizuar.
Nëse e mendojmë që kanë këtë barrën e ‘Non Grata’ dhe duhet të bëjmë pas dhe të shkojmë me PD, por do më duket e padrejtë nëse PD-ja zyrtare ka një kandidat që s’na pëlqen. Fundi i shkurtit fillimi i marsit janë zgjedhjet, janë në favor të PS, por mund të ketë surpriza. Duke qenë bashkë mund t’i fitonim, por nuk është e pamundur, nëse goditet me një kandidaturë të mirë opozita,e mund të ketë rezultat surprizë”, tha Duka.
Zgjidhjen për luftën në PD nuk e sheh as te vendimi i Gjykatës, pasi sipas tij Gjykata do të japë një përgjigje pa përgjigje. Idealen e sheh te zgjedhjet brenda PD-së, por në kushtet kur kjo nuk pranohët nga Lulzim Basha, për Dukën, zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie do të tregojnë se kush do të ketë një mbështetje më të madhe.
“Idealja do të ishte të ketë zgjedhje, të ketë konkurrencë, ndoshta këtë zgjedhjet e pjesshme vendore, do të japin edhe një farë argumenti sipas renditjes së grupimeve të PD, ai që do të renditet përpara do të thotë unë jam më i votuari”, tha Duka.
g.kosovari