Xheisara është banori i eleminuar nga publiku këtë të premte, duke humbur mundësinë nga çmimi i madh. Ajo ishte në nominim me Egzonen dhe Tan Bramën.
Shumicën e votave fatkeqësisht e siguroi pikërisht Xheisara.
Që të tre ishin të nominuar pasi mbetën në fund të zingjirit të shpëtimit që u bë të premten. Gjithashtu produksioni ka paralajmëruar që gjatë natës së sotme do të bëhen dy eliminime. Këtë gjë banorët nuk e dinë akoma.