Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimit të tij me gratë demokrate u prit me protesta nga mbështetësit e Berishës.
Deputetja Albana Vokshi ka ndarë momentin kur makina e liderit demokratë qëllohet me vezë.
Ndër komentet në videon e postuar nga Vokshi tërhoqi vëmendjen ai i Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit, i cili shkruan se Basha meriton gazin helmues që u hodhi demokratëve që u bënë copash që ia të bëhej kryeministër.
“Pengu i pazareve te Rames meriton gazin helmues qe i hodhi demokrateve qe u bene copash e u burgosen qe ai te behej kryeminister. Por pazarxhiu i shiti te gjithe.
Nuk mund te dale e hajrit nje pune qe niset me skuthllek dhe shitet ne pazare”, shprehet ai./m.j