Një 63-vjeçar i ka shpëtuar mrekullisht një atentati me armë zjarri. 63-vjeçari Lulëzim Masha, ka qenë duke lëvizur me makinën e tij te Liqeni i Thatë, kur një person i paidentifikuar ka qëlluar në drejtim të makinës së tij, ku fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorit të ngjarjes.
Ngjarja e rëndë te Liqeni i Thatë ka ndodhur tek nënkalimi i Liqenit të Thatë, rruga kur shkon për tek pedonalia e liqenit, dyshohet se një person i paidentifikuar, i cili është larguar në këmbë, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të mjetit tip Benz me drejtues Lulëzim Masha, 63 vjeç, (administrator i shkollës Willson), i cili udhëtonte i vetëm.
g.kosovari