Mes rritjes së pasigurisë nën ndikimin e krizës industria e automobilave ka prodhuar një makinë që është ndoshta më e sigurta në botë – limuzinën zyrtare për Presidentin Obama.
Ky automjet është “një bishë” – sipas fjalëve të përfaqësuesit të shërbimit sekret.
Fjala është për “kadillakun” e blinduar unikal, jo në përshtatjen e modeleve të mëparshme- deklarojnë përfaqësuesit e “General Motors”, që ka bërë prodhimin e saj.
Ajo mund ta përballojë një goditje asteroidi – shkruan një përshkrues i kësaj “kështjelle me rrota”.
Sipas disa versioneve, limuzina presidenciale është bërë në mënyrë të tillë që të mund të përballojë sulm të gjatë atentatorësh, shpërthimet e minave tokësore, sulmet me raketa antitank.
Është një bunker në rrota- thonë vëzhguesit profesionistë. Brenda saj, Presidenti ka një sërë pajisjesh të telekomunikacionit dhe të gjitha së bashku i japing një kuptim të dyfishtë: është plotësisht e izoluar nga mjedisi, as zëri nuk mund të futet, kurse në të njëjtën kohë është e lidhur edhe me rajonet më të largëta – thotë Xho Fank, agjent në pension i shërbimit sekret dhe shofer i dikurshëm i Presidentit Bill Klinton,
Në dispozicion është edhe cd- playeri me 10 disqe, nga ku ai dëgjon hitet e preferuara nga Vonder, Dilan…
Automobili i blinduar presidencial për herë të parë në një paradë inuaguruese u shfaq në vitin 1965 – kujtojnë kronikanët. Për herë të parë e përdori Lindon Xhonson, pasues i Xhon Kenedit të vrarë në vitin 1963, ndërsa me kabriolet po kalonte nëpër Dallas.
JA DISA FAKTE INTERESANTE PËR LIMUZINËN PRESIDENCIALE
-Vetura është fortesë lëvizëse e përbërë nga çeliku, alumini, titani dhe qeramika. Një pjatë e çelikut lëviz poshtë veturës për ta mbrojtur atë nga bombat apo granatat.
-Vetëm një dritare mund të hapet, ajo në anën e shoferit dhe vetëm 7 cm.
-Nëse gomat dëmtohen në ndonjë farë mënyre, automjeti vazhdon pa problem rrugën.
-Serbatori nuk do të shpërthejë as edhe nëse ka një goditje direkte.
-Kabina është plotësisht e mbrojtur edhe nga një sulm eventual biokimik.
-Në kabinë janë të vendosura pajisjet kundër zjarrit, furnizuesit me oksigjen dhe furnizuesit me gjak të grupit të Obamës.
-Në pjesën e është fshehur kamera që mund të filmojë edhe gjatë natës.
-Obama në makinë e ka telefonin me lidhje direkte me zëvendëspresidentin dhe Pentagonin.
-Dyert e limuzinës janë të rënda sa dyert e kabinës së Boing 757.