Një qendër studimi për fëmijët është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 në rrugën “Thoma Koxhaj” në Tiranë.
Sipas policisë, si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale teksa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Me datë 18.01.2022, rreth orës 01:00, në rrugën “Thoma Koxhaj”, ka rënë zjarr në një qendër studimi për fëmijë, ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari