Presidenti Ilir Meta deklaroi në ‘Syri’ se nuk u takua me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan pasi ai ishte i ftuar nga qeveria dhe nuk u kërkua takim me presidentin.
“Ai ishte i ftuari i qeverisë dhe është sjellë si i ftuari i saj.
Nuk mund të them se si është protokolli. Marrëdhëniet me Turqinë kanë qenë, janë dhe do të jenë shumë të mira edhe kur ne të mos jemi në këto poste.
Asnjëherë nuk e kam pasur shqetësimin se nuk do jemi pjesë e protokollit. Mos u merrni me këtë, merruni me inceneratorët dhe çështje të tjera. Këto janë kurthe që bëhen për të shmangur vëmendjen.
Unë nuk ndjehem fare i fyer sepse nuk ka qenë i ftuar nga unë. Ai ka disa funksione, është president, por edhe kryetar qeverie, edhe kryetar partie,” tha Meta.
/a.r