Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nga Laçi, ku dorëzohen sot për banorët çelësat e shtëpive të reja të ndërtuara si dhuratë nga qeveria turke pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, ka zbuluar një bisedë me Presidentin e Turqisë Erdogan në muajin dhjetor.
Sipas Nikollës, Presidenti turk e ka quajtur angazhimin e tij për Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit si “detyra e një vëllai të madh”.
“Në fund të dhjetorit takova presidentin Erdogan me një grup nga parlamenti i Shqipërisë, pjesë e të cilit ishte dhe Shpresa deputetja e Kurbinit.
U përpoqëm në atë takim për të shprehur gjithë mirënjohjen për atë që po ndodhte në Lac, midis fjalëve tona, presidenti na u përgjigj shkurt e thjeshtë:
“Kjo është detyra që mund të bëjë një vëlla i madh”.
Sot Presidenti Erdogan është këtu për të parë nga afër punën e kryer e për t’ju uruar gjithë ju hyrjen në shtëpinë e re”, tha Nikolla.
Nikolla, teksa falënderoi Presidentin Turk, Recep Tayyip Erdogan për rindërtimin e banesave të reja në Kurbin, që u shembën nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, nuk lla pa përmendur as punën e bërë nga kryebashkiakja. Nikolla kujtoi ditët pas tërmetit, teksa tha se kryebashkiakja Majlinda Cara punonte deri në orët e vona të natës, duke ushqyer me gji edhe foshnjën e saj në vendin e punës. Fjalët e Nikollës dhe kujtimi i atyre ditëve, përlotën Carën.
“Ka bërë detyrën, por e ka bërë mirë. Edhe ajo humbi shpinë e saj, por ndryshe nga nënat e tjera që humbën shtëpinë, i duhej tja sillnin foshnjën aty ku po punonte për ta ushqyer me gji që të vijonte punën deri në orët e vona të natës. Dhe kur u hodh shorti dhe e pyes kush e tërhoqi për familjen tënde, më tha jo, unë do jem e undit, familja ime do jetë e fundit dhe do pres projektin tjetër”, tha Nikolla.
g.kosovari