Një ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në fshatin Kusarth të Elbasanit. Një 27-vjeçar ka rënë nga kati i dytë i banesës ku jetonte e për pasojë ka përfunduar në spital.
Sipas policisë, i riu me iniciale Xh.Gj. është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Deri më tani nuk dihen ende detajet dhe rrethanat si ka ndodhur ngjarja.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.01.2022, në fshatin Kusarth, Elbasan, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës ku banonte, shtetasi Xh. Gj., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari