Një banesë në fshatin Dishnicë të Korçës është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne.
Sipas policisë, zjarri ka përfshirë banesën e shtetasit me iniciale I.B. Si pasojë e flakëve, ka pësuar djegie në trup vajza e tij, shtetësja me iniciale K.B.
Ajo është dërguar në spiutal për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga të dhënat e para, nuk dihet ende shkaku i zjarrit teksa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.01.2022, rreth orës 06:15, jemi njoftuar se në fshatin Dishnicë, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. B., ku për pasojë ka marrë djegie trupore vajza e tij, shtetasja K. B., (që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
g.kosovari