Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon në këto momente një takim me demokratët e Fierit. Takimi i Bashës është i pari pas vendimeve për përjashtimin nga partia të Sali Berishës dhe mbështetësve të tij kryesorë.
Teksa Lulzim Basha ka njoftuar orën 11:00 për të mbërritur në Fier, mbështetësit e Sali Berishës kanë kundërshtuar ardhjen e tij.
Basha është akuzuar shpeshherë se është i shkëputur nga baza dhe ka humbur mbështetjen e anëtarëve të thjeshtë demokratë, por tashmë që mundësia për zgjedhje të pjesshme vendore është më afër se kurrë, dalja në terren është domosdoshmëri.
/b.h