Deri më tani, të gjithë kemi kujtuar se kolla, ethet, të fikët dhe dhimbjet e trupit janë shenja të zakonshme të COVIDPor përveç këtyre shenjave tipike, disa njerëz kanë përjetuar edhe simptoma të pazakonta të një virusi për të cilin ende nuk dimë shumë.
Studiuesit ende po mësojnë për simptomat e çuditshme që shfaqen te disa njerëz dhe jo te të tjerët.
Humbja e nuhatjes dhe shijes
Mjeku Ali Jamehdor thotë se humbja e shqisës së nuhatjes dhe shijes njihet tashmë si një shenjë e zakonshme e infeksionit nga lloji ‘origjinal’ i coronavirusit. Me infeksionin Delta, flitet më pak për këtë simptomë, dhe duke qenë se Omicroni është bërë soji dominues, ai është pothuajse jo ekzistues.
Disa njerëz ishin pa këto shqisa për orë të tëra, disa për ditë të tëra dhe disa nuk u kthyen as pas më shumë se një viti.
Nuk ka asnjë shpjegim mjekësor për këtë, por fatmirësisht rastet e raportuara janë gjithnjë e më pak.
Diarreja
Mjeku Michael Hirt pranë Universitetit të Harvardit thotë se shumica e njerëzve që luftojnë me këtë simptomë për shkak të COVID-it mendojnë se e kanë helmuar veten me ushqim ose thjesht kanë ngrënë diçka që nuk u përshtatet.
Kjo është një simptomë kaq e zakonshme saqë shëndeti publik po kryen analiza të mostrave nga ujërat e zeza për të monitoruar ekspozimin ndaj virusit, shkruan EatThis.
Skuqjet e lëkurës
“Skuqja është një simptomë vërtet e çuditshme e COVID. Ato shfaqen në trup, në kokë, madje edhe në gishtat e këmbëve dhe duken si mavijosje. Shumë njerëz që infektohen me Omicron kanë dhimbje të forta të fytit, gjë që nuk ishte rasti me llojet e mëparshme. Duket se njerëzit ose kanë një hundë minimalisht të mbytur dhe një fyt që guduliset ose sëmuren vërtet me dhimbje koke, marramendje, kollë dhe temperaturë”, shpjegon mjekia Teresa Bartlett.
/b.h