Në nisje të ndeshjes mes Tiranës dhe Vllaznisë tifozë dhe lojtarë të klubit shkodran kanë nderuar legjendën e futbollit, Ramazan Rragami, i cili sot u nda nga jeta.
Në ambientet e stadiumit është shpalosur një portret i Rragamit, ku thuhet “Pushofsh në paqe”.
Kujtojmë që Rrafami u nda nga jeta sot ne moshen 77-vjecare pasi prej disa kohesh vuante nga nje semundje e rende.
Ramazan Rragami ka lindur në Shkodër më 3 prill 1944 dhe që prej moshës 12-13 vjeçare dhe para 2-3 vitesh ka qenë gjithnjë protagonist tek futbolli, pra për një periudhë 60 vjeçare, pa asnjë shkëputje për asnjë moment.