Sot në orën 18:30 nis ceremonia e Topit të Artë, me argjentinasin Leo Messi si favorit i qartë për të fituar kundër rivalit të përjetshëm, Cristiano Ronaldo, dhe shokut të skuadrës, Neymar Junior.
Duke përjashtuar ndonjë të papritur të madhe, bota e futbollit pritet të nderojë klasin e jashtëzakonshëm të argjentinasit që do të rikthehet në shkallën më të lartë të podit, pas dy viteve pushim në të cilat i la skeptrin Cristiano Ronaldos që e mposhti në garën për trofeun më të rëndësishëm individual. Pesë trofetë e Barcelonës në vitin 2015, me Messin që ka shënuar në të gjitha kompeticionet, si dhe lidershipi i tij në rrugën e Argjentinës drejt finales së Kupës së Amerikës janë faktet kokëforta në favor të Lionel Messit.
Topi i Artë është momenti kulmor i ceremonisë pasi në Zyrih pritet të nderohet edhe trajneri më i mirë i vitit që lamë pas. Këtu parashikimet janë më të ekuilibruara pasi garojnë Pep Guardiola, Luis Enrique dhe Jorge Sampaoli, fituesi i Bundesligës me Bajernin, strategu i 5 trfoeve të Barcelonës dhe trajneri që fitoi një Kupë Amerike historike për Kilin.
Bota pret të njohë dhe 11-shen ideale të 2015 me yjet e futbollit botëror që do duan të kurorëzojnë arritjet e tyre me pjezsëmarrjen në formacionin më të mirë, ndërsa intrigon dhe cmimi Pushkash , ai për golin më të bukur të vitit trofe qe vendoset nga anketa e votuesve ne faqen e FIFA-s dhe që celebron estetikën e futbollit në momentin kulmor të tij, finalizimin.
Nuk mbetet jashtë vëmendjes padyshim edhe futbolli i femrave, pasi edhe aty do të kurorëzohet futbollistja më e mirë e vitit, cmim për të cilin garojnë amerikania Carli Lloyd, japonezja Aya Miyama, dhe Celia Sasic e Gjermanisë, e po ashtu një tjetër garë e fortë zhvillohet edhe për cmimin e trajneres apo trajnerit më të mirë në futbollin e femrave.
Supersport