Sipas MeteoAlb: Moti në vendin tonë do të karakterizohet nga kthjellime në gjysmën Perëndimore por vranësira kalimtare do ketë në gjysmën lindore të shqipërisë. Këto kushte atmosferike mbeten gjatë gjithë ditës së shtunë ku gjatë pasdites më të theksuara vranësirat do jenë në skajin verior dhe juglindor.
Temperaturat e ajrit do të rriten sërisht në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur ekstremumet ditore nga -5°C deri në 14°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtesi 38 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Kosova paraqitet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta gjatë orëve të paradites, por pasditja sjell shpeshtim të vranësirave në në zonat veri-veriperëndimore. Temperaturat e ajërit mbeten të ulta duke bërë që maksimumi në rang territori të jetë 3°C në Gjakovë e Prizren.
Maqedonia e Veriut
Moti i kthjellët dhe i ftohtë do te jete dominant edhe në MV por pasditja do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare. Temperaturat e ajrit do të jenë të ulta ku termometri do të zbresi deri në 5 grade në manastir. Era do të fryje e lehtë dhe mesatare me shpeshtesi 28 km/ h nga drejtimi veri verilindor.
Rajoni dhe Europa
Mot i kthjellët dhe i acart mbizotëron Europën Veriore Qëndrore dhe Juglindore, po ashtu me diell paraqitet edhe europa jugperëndimore dhe mbretëria e Bashkuar. NDERSA në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme vijojnë vendet e Lindjes së Europës.