1742- Vdiq astronomi dhe gjeofizikani anglez Edmund Halley, drejtor i Observatorit të Greenëich dhe astronom mbretëror, prej të cilit është emëruar kometa e Halley. Ai ishte i pari që përcaktoi se kometat e vëzhguara në 1682, 1601 dhe 1551 ishin në fakt i njëjti trup që shfaqej periodikisht. Ai bëri katalogun e parë të yjeve të ndritshëm të qiellit jugor dhe hartën e parë meteorologjike.
1809- Anglia dhe Spanja bëjnë një aleancë kundër perandorit francez Napoleon I.
1957-Vdes Humphrey Bogart, një nga aktorët më të njohur të filmit amerikan të viteve 1950. Fituesi i Oskarit në vitin 1951 për filmin “Mbretëresha Afrikane”, ai fitoi popullaritet legjendar në filmat “Casablanca” dhe “Skifteri Maltez”.
2004- Policia italiane në bashkëpunim me atë egjiptiane arrestojnë Rita Algranati, një anëtare e grupit të majtë terrorist Brigada e Kuqe, e cila mori pjesë në rrëmbimin dhe vrasjen e ish-kryeministrit italian Aldo Moro në 1978.
2008- Vdiq Angel Gonzalez, një nga poetët më të mëdhenj spanjollë dhe pjesëtar i brezit të shkrimtarëve të njohur për luftën kundër diktaturës së Francisco Frankos.
2010- Vdiq këngëtari dhe kompozitori amerikan Bobby Charles, autor i hiteve të famshme “See You Later Alligator” dhe “Walking to Neë Orleans”. BETA