Tre të rinj u shpallën të humbur nga policia mëngjesin e kësaj të premte, ku pas investigimit live nga ’Pa Gjurmë’ në Report TV, numri shkoi në 5 të humbur. Fal Report Tv, dy adoleshente nga Prrenjasi u gjetën, pasditen e po kësaj të premte, gjatë transmetimit live. Dy vajzat 14 dhe 17-vjeçare ndodheshin në qytetin e Pogradecit, ndërsa ishin larguar nga banesa më 6 janar të këtij viti. Ato kërkuan t’u hiqeshin fotot nga ekrani dhe se do ktheheshin në shtëpi.
Pasi nga një komunikatë zyrtare policia vuri alarmin për zhdukjen e një të miture nga Përrenjasi, ’Pa Gjurmë’ u lidh me nënën e 14-vjeçares. N.Ç zbulon në program se e humbur nuk ishte vetëm vajza e saj Xh.Ç, por edhe E.Ç, shoqe me të. Sipas dëshmisë së dhënë nga nëna e të miturës, e bija u largua nga banesa më datë 6 janar të këtij viti pa treguar vendndodhje. Për këtë arsye, ata e bënë denoncimin në rajonin e policisë së Prrenjasit, një javë më pas.
“Vajza ime është 14 vjeçe. Ajo doli nga shtëpia më datë 6 janar, pasi e mori për kafe shoqja e saj E.Ç, 17 vjeçe. Për të dyja vajzat ne bëmë denoncimin në polici, më datë 12 janar. Ato na thanë se do ktheheshin, por nuk janë kthyer ende. Ditën e enjte fola me vajzën në messenger të facebook-ut dhe më premtoi se do të kthehej, por nuk më përgjigjet më. Një herë më tha se jam në Pogradec dhe një herë thotë se jam në Vlorë. Ajo është larguar disa herë më shoqen e saj E. Ajo e merr gjithnjë me vete kur largohet nga shtëpia, sepse dhunohet nga babai i saj. Xh. ime nuk ka arsye për t’u larguar, pasi ne nuk e kemi penguar kurrë të dalë me shoqet, por të paktën të na thotë ku ndodhet’-u shpreh nëna.
Pasi ’Pa Gjurmë’ shfaqi foton e 14-vjeçares së humbur, një lumë telefonatash mbërritën gjatë transmetimit live, ku tregonin se dy vajzat ishin parë nën shoqërinë e njëra-tjetrës në qytetet, Durrës, Korçë dhe Pogradec. Nga informacionet e siguruara, ’Pa Gjurmë’ gjen edhe fotot e 17-vjeçares E.Ç, me të cilën u largua Xh.Ç. Në minutat e fundit të transmetimit live, një zile urgjente njoftoi se të miturat ndodheshin në qytetin e Pogradecit. Ishte sërish N. Ç. ajo që dha këtë lajm për të bijën, ndërsa kjo e fundit pasi kishte ndjekur live emisionin i kërkonte t’i hiqeshin fotot pasi po kthehej pranë familjes.
Xh. ka parë emisionin dhe tha se do të kthehej në shtëpi. Më kërkoi të mos e kërkonin më, sepse ndodhet në Pogradec dhe është nisur për në Prrenjas’’-njoftoi nëna e 14-vjeçares
Sipas njoftimit zyrtar të policisë të humbur rezultojnë edhe një tjetër e mitur, 15 vjeçe nga Tirana, denoncim i cili është bërë nga njerka e saj si dhe 22-vjecari Fatjon Doda, nga fshati Shëndëlli, Bashkia Konispol. I riu humbi gjurmët më 14 dhjetor të 2021.
Në minutat e fundit të programit, një i ri me banim në Londër denoncoi live humbjen e kontakteve me të atin. Dritan Sylisufaj nuk ka asnjë informacion për 82-vjeçarin Gani Sylisufaj, me të cilin ka shkëputur lidhjet nga zona e Valias në Tiranë, më 1 janar të këtij viti. Shumë zhvillime dhe telefonata pati në program gjatë 90 minutave live.
Kam humbur kontaktet me babain me 1 janar. Unë jetoj në Angli dhe nuk leviz dot. Babait i është djegur shtëpia në Valias dhe unë nuk di më asgjë për të. Ai mbeti jashtë në qiell të hapur dhe kërkoj ndihmën tuaj për ta çuar në ndonjë azi, pasi unë për momentin e kam të pamundur të vij në Shqipëri. Babai është 82 vjeç dhe quhet Gani Sylisufaj’’-u shpreh i riu, që kërkoi ndihmën e ’Pa Gjurmë’./m.j