Pasi komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për të cilën tha se nuk i dha zgjidhje çështjes së zgjedhjeve vendore 30 Qershorit 2019, Presidenti Ilir Meta njoftoi se ka nisur procedurat për shpalljen e datës për zgjedhjet vendore.
Ai u shpreh se i ka dërguar një letër Komisionerit për Zgjedhjet ku kërkon informacion për bashkitë që ka nevojë për zgjedhjet.
“Sot jemi këtu për të bërë me dije se kemi nisur procedurat për t’i dhënë zgjidhje dhe një çështje që Gjykata Kushtetuese iu shmang. Prej kohësh kemi një situatë absurde që disa bashki në vend janë pa kryetar, kjo situatë nuk mund të rrijë pafundësisht pa zgjidhje. Presidenti gjithashtu nuk ka se çfarë të presë më, sepse priti vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ajo dha një mosvendim. Prandaj duke konstatuar se këto institucione, pra bashkitë nuk po funksionojnë siç duhet, për t’ju bërë me dije se sot kam filluar procedurat për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate. Përmes një letre dërguar komisionerit për zgjedhje, kam kërkuar informacion se cilat janë ato bashki, sipas informacion ku kryetarëve të bashkive u kanë përfunduar mandati i parakohshëm dhe është i nevojshëm një i ri. Mbetem në pritje të një përgjigje sa më të shpejtë në mënyrë që si president të vazhdoj të eci përpara për zgjidhjen e shpejtë të kësaj situate të bashkive pa kryetar”, tha Meta.
/a.r