• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetëm vota e bazës, e shpëton Lulzimin nga Berisha

by Artur Ajazi
14/01/2022 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Beteja në SHQUP, në gjykata, prokurori, në pallate kulture dhe pallate sporti, grumbullimet dhe akuzat mes dy (ish) liderëve të opozitës, kurrë nuk do të zgjidhë problemin që ka sot Partia Demokratike. Kemi një ish-kryetar që kërkon të bëhet kryetar, dhe një kryetar që pretendon se nuk është shkarkuar nga një kuvend falc. As thirrjet dhe dhuna e shfaqur nga brënda –jashtë dhe anasjelltas, kurrë nuk do ti zgjidhë problemet e nxehta që kanë lindur midis tyre. E vetmja shpresë dhe shpëtimtare, që do ti vërë “vulën” e madhe sherrit, mbetet vota e bazës. Dy “liderët” duhet të ulen, të paracaktojnë ditën dhe datën e votimit të anëtarësisë, që gjithçka të marrë fund. Historia mes Berishës dhe Bashës, ka qenë dhe do të mbetet e gjatë, plot zigzake, plot akuza dhe kulisa, sepse bashkë kanë bërë “goxha punë” në ditë të mira dhe të liga.

Eksperienca ka treguar se Berisha nuk tërhiqet, dhe ka arritur synimin e tij politik, falë manipulimeve dhe skenarëve që përdor edhe me rrugë të tjera ekstreme. Ai ka arritur ta tërheqë edhe Lulzimin në “udhën” e tij, po të kemi parasysh “stradegjinë” me të cilën ai mbrojti selinë, vulën dhe karrigen e kryetarit në 8 Janar. Hiqeni nga mëndja, Saliu deri minutën e fundit të jetës, do të jetë atje, në selinë e asaj partie, duke dhënë deklarata, duke organizuar tubime, paqësore dhe të dhunshme, por kurrë nuk do të pranojë se, “Basha do të jetë kryetari i asaj partie”.

Një kokëfortësi të tillë prej malësori, Berisha për fatin e keq, ka arritur t’ja injektojë (sa e kishte vartës) edhe Lulzimit, ndërkohë që ky i fundit ka harruar se po ndeshet me një 77 vjeçar, që nuk ka ç’humbet më nga betejat e fundit. Pra, vota dhe vetëm vota e anëtarësisë, mbetet shpëtimi i Lulzimit, edhe sikur Berisha të fitojë disa vota më shumë. Kemi parasysh këtu, situatën e pafavorshme politike dhe mbështetjen e dobësuar ndërkombëtare që ka sot ish-kryeministri vendit, sidomos nga SHBA-ja. Kaq do ti mjaftonte Lulzimit të mendonte dhe vepronte ndryshe, duke mos thelluar më hendekun mes tij, dhe atyre që e votuan në Qershor të 2021 për kryetar partie.

Të rivotohesh, është fatmirësisht një shans i madh për cilindo politikan, që kërkon vazhdimin e karrierës tij. Kurse të pengosh rivotimin, do të thotë se trembesh, dhe ky fenomen nuk i shkon një politikani që synon të vijë nesër në pushtet. Mendoj se vota e bazës së përgjegjshme të Partisë Demokratike, mbetet i vetmi “shpëtim” i Lulzimit nga Berisha. Edhe pse ish-kryeministri thotë me mburrje prej 5 muajsh se “kam shumicën e bazës me vehte”, nuk besoj se kjo është e vërtetë, dhe se Basha nuk duhet të ngurrojë asnjë minutë më shumë, për të vendosur ditën dhe datën e votimit të tij dhe Berishës nga baza e partisë. Çdo ngurrim ndaj këtij akti qytetar dhe demokratik, do ti japë gjithmonë Berishës të drejtën të thotë se “Basha është i pavotuar nga baza e partisë”.

Një politikan karriere,duhet të ketë mjaftueshëm kurajon qytetare dhe formimin intelektual, për tu përballur në çdo rast me votën e bazës së partisë tij.Kjo është e paevitueshme, përsa kohë pretendon se përfaqëson dhe drejton një parti politike, mbi principe demokratike.

Next Post
‘Dhuna tek selia e PD-së u përdor nga të dy palët’/ Meta publikon foto: Zgjidhja e vetme vota e lirë

'Dhuna tek selia e PD-së u përdor nga të dy palët'/ Meta publikon foto: Zgjidhja e vetme vota e lirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
Berisha, mesazh demokratëve në Kurbin: Ngrihuni që ta rrëzojmë këtë regjim!

Berisha, mesazh demokratëve në Kurbin: Ngrihuni që ta rrëzojmë këtë regjim!

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In