Ka qenë i ftuar ditën e sotme në Zona Zero në Top Neës deputeti socialist Arben Pëllumbi.
Në fjalën e tij Pëllumbi ka folur për legjislaturën e re të PS-së por dhe një ndër zhvillimet e fundit që pritet të jenë sëfundmi.
Bëhet fjalë për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Kujtojmë se Parlamenti e ka shkakruar Ilir Metën nga detyra e Presidentit duke pretenduar se ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës.
Pëllumbi: Në 18 vijon gjykimi në Gjykatën Kushtetuese.
Parlamenti e ka shkarkuar sepse mendojmë se ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës. Ne mendojnë që Kushtetuesja duhet të na mbështesë në këtë çështje. Nuk e dimë sa do të zgjasë, por në rast se vendimi i saj del para prillit dhe mbështet iden tonë ne do të nisim nga puna për procedurat për zgjedhjen e një presidenti të ri.
Thimi Samarxhi: A keni një emër?
Pëllumbi: Nuk e kemi filluar diskutimin e kësaj çështje./m.j