Deputetja Orjola Pampuri në një intervistë në emisionin Zona Zero ka komentuar dhunën e ndodhur në protestën e 8 janarit, duke akuzuar ashpër grupin e mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Pampuri mohoi se nga brenda PD-së ka pasur dhunë në 8 janar, pasi sipas saj brenda kanë qenë gra, deputetë dhe drejtues të organizatave, duke mohuar kështu ato që Berisha deklaron se kishte njerëz të armatosur dhe fondamentalistë.
“Çdo person dënon çdo akte dhune dhe ndjen neveri, të ndërmarrë jashtë mureve të godinave të selisë së PD-së e ndaj personit apo personazhit që mori pjesë në këtë akt dhune. Aty brenda ka pasur deputetë, njerëz të nderuar, anëtarë kryesie që duan të japin kontributin e tyre. Si mundet zonjat që dëgjojnë fjalë më të tmerrshme, të dëgjojnë vare”, theksoi Pampuri.
Më tej demokratja theksoi se “sinqerisht gjatë gjithë kësaj periudhe kemi dëgjuar akuza që janë jashtë çdo perceptimi, ua bëra të qartë se cilët kanë qenë brenda selisë së PD-së. Sulmi ndaj ndaj Rolandos Bejkos tregon shumë se për çfarë ishin përgatitur një grup i atyre njerëzve ndaj personave të caktuar. Mendoni se çfarë mund të bëhej brenda. Por brenda selisë kanë qenë njerëz seriozë. Është e drejta e gjithkujt që të mbrohet nga dhuna. Ajo ishte dhunë, na bëri me turp jo vetëm mua, por të gjithë demokratët dhe qytetarët e Tiranës. Unë nuk e di se zonjat mund të godasin me shkopinj”.
“Pjesa më e madhe e demokratëve u distancuan, kur nisi dhuna e precipitoi, mbetën ata, një grup i vogël që do të orientoheshin. Kishim skena, si në kohën me shkallë si në kohën e Skënderbeut, çfarë kërkoni ata?”, tha më tej Pampuri.
Demokratja ndërkohë shprehet se forumet e PD-së, ashtu si dhe Basha janë votuar nga anëtarësia, duke shtuar se Berisha dhe grupimi i tij mund të krijojnë një parti apo një lëvizje të re, pra jashtë partisë më të madhe opozitare.
” Nuk mund të merret me dhunë selia, jemi në vitin 2022. Kanë qenë deklarata se do të hedhin në Lanë, e ju mendoni se nuk mund të merreshin masa. Pengje të kujt? Secili prej nesh kemi bërë karrierën profesionale s’jemi pengje të askujt. Të ndërtosh diçka kaq të rëndësishme, opozitën në 30 vite dhe ti japësh shkelmin tani, vetëm e vetëm se nuk je vetë aty apo aty ku do të jesh, nuk mund të pranohet. Është e drejta e gjithsecilit të krijojë parti, apo grupime, derisa arritëm deri këtu. Ne kemi bërë zgjedhje në PD, është zgjedhur nga forumet drejtuese, Këshilli Kombëtar dhe Kryesia. Anëtarësia ka zgjedh legjitimisht Lulzim Bashën kryetar partie. E ne nuk kemi luksin që dikush të thotë se prit se u pendova që të votova”, theksoi Pampuri./m.j
O komshijes.Te kam bere fushatë dhe te kam votuar,por qenke genjeshtare.Askush nuk u ngjit në katin e dytë.Ju vete krim kundër njerëzimit.Thyet xhamat e zyrave qe te vrisnin vellezerit tuaj,traget me shkopinj njerez me flamurin e PD ne dore,hodhet.lende helmuese pa pushuar,tymuese.I vetmi krim ishte qe donin te hynin ne shtepine e tyre.Famljari nuk e vret vellane dhe motren.Dil e te me shpesh.Mesuesja jote e letersisë te qorton,por s,te demon.Reflekto dhe bashkohu per nje zgjidhje paqësore jo me perjashtime se do te te vihet radha dhe ty,nga Lul vrasesi