Ndarje, keqkuptime, puthje, përqafime. Marrëdhënia mes Donaldit dhe Beatrix duket se po kalon një çast vështirësie pasi gjërat mes dyshes nuk po shkojnë mirë gjatë këtyre ditëve.
Ishte Donaldi ai që i ka këkruar Beatrix-sës që të qëndrojnë vetëm pasi sipas tij ajo ka nevojë për diçka të tillë. ‘nuk jam robot e ja q’fsha ropt’-tha ai.
Megjithatë, ndarja e tyre duket se nuk ka zgjatur shumë, pasi në një bisedë që kanë patur së fundmi, dyshja po bëjnë plane për fëmijë.
Ka qenë aktorja Arjola Demiri, e cila ka ngacmuar dyshen duke u thotë me shaka se paskeni dhe dyshek e të ruhen se mos del ndonjë djalë.
Beatrixi ka shprehur dëshirën për një vajzë, kurse Donaldi ka qenë i hapur si për djalë ashtu edhe vajzë.
Arjola: E pasken bërë zemra një dyshek apostafat, ruajuni se mund të dalë ndonjë djalë sonte
Beatrix: Vajzë kemi dëshirë, llafi që bie
Donald: Ke vajzë dëshirë?
Beatrix: Po
Donald: Ok, kam një katalog unë aty si bëhet vajza. Ke dhe një si bëhet çuni, çuni është më i thjeshtë , me dy fjali. Kurse goca do i çik punë
Egzona: Receta është më e gjatë
g.kosovari