Shpërndarja e pabarabartë e vaksinave ka qenë arsyeja kryesore e përhapjes së Omicron, pasi vendet e zhvilluara që kishin vaksinuar shumicën dërrmuese të popullsisë së tyre u përballën me një valë të re pandemike. Të dhënat e vaksinimit në mbarë botën një vit pas fillimit të fushatës nuk janë inkurajuese pasi ka vende që nuk kanë ende akses në vaksina dhe vetëm 17.4% e popullsisë së botës është vaksinuar me të dyja dozat.
Deri më tani, sipas Economist, në 191 vende janë shpërndarë 9.5 miliardë doza. Që nga fushata e parë e vaksinimit në Britani më 8 dhjetor, programet e vaksinimit masiv janë përhapur në çdo kontinent të botës.
Megjithatë, 4 vende nuk kanë filluar ende fushatën e vaksinimit. Deri më tani, 59.9% e popullsisë së botës mbi 12 vjeç kanë marrë një dozë të vaksinës kundër koronavirusit. Përqindja që ka marrë të dyja dozat është 17.4%.
Përqindja e vaksinimit në çdo kontinent:
Azia Lindore: 79.3%
Amerika e Jugut: 77.1%
Bashkimi Europian: 73.1%
Amerika e Veriut: 72.6%
Azia Jugore: 63%
Oqeania: 62%
Pjesa tjetër e Europës: 56.5%
Amerika Qendrore: 51.2%
Azia Qendrore: 48.2%
Afrika Sub-Sahariane: 11.7%
g.kosovari