Arbër Sulstarova, prej disa ditësh është bërë pjesë e Big Brother VIP. Gjatë kësaj kohe, ai ka zbuluar se është i dashuruar dhe se partnerja e tij nuk jeton në Shqipëri.
Mbrëmjen e djeshme, teksa bisedonte me Beniadën dhe Monikën, ai ka treguar se si e ka njohur dhe se sa shumë e do.
Kujtojmë se Arbri pati një debat me Xheisarën të cilës i kërkoi të mos e prekte sepse kishte dikë jashtë.
Biseda mes banorëve:
Monika: Për çfarë ka mbaruar goca Arbër?
Arbër: Është akoma, po studion. Nëse na shikon e puth.
Beniada: Si quhet?
Arbër: Jo, nuk dua ta them.
Beniada: Ciao e fejuara e Arbërit, të përshëndesim.
Monika: Çun shumë të mirë ke.
Arbër: Ishalla po na sheh, kurioz jam tani.
Beniada: Ça shenje është?
Arbër: Peshore.
Beniada: Ti je?
Arbër: Ujor.
Beniada: Kombinim interesant.
Arbër: Ah sa e dua o Zot.
Beniada: Të mungon?
Arbër: Shumë.
Monika: Jeni moshatarë?
Arbër: Jo, është pak më e vogël.
Beniada: Unë jam kurioze të di se si janë njohur, por nuk bëj pyetje.
Arbër: Ja e them unë, nuk ka problem
Beniada: Vërtetë? Ku jeni njohur?
Arbër: Nga një motor klasik, të ato të luftës por që është i ri. Ajo kishte ardhur me pushime në Shqipëri, te familja, te gjyshërit se jeton jashtë shtetit. Ishte në stacion autobusi e unë me motor dhe u shtanga. Unë kam shumë vetëbesim e nuk e kam problem ti flas.
Monika: Me shikim të parë.
Beniada: I çmendur.
Arbër: I fola. Unë guxoj. I thashë unë dua të të njoh. Shumë thjesht.
Beniada: Ua sa bukur, të kisha qenë unë të kisha thënë ik më le rehat.
Arbër: Ashtu më tha pak a shumë. Ngeli. Dua të njoh i thashë, më pëlqeu buzëqeshja. Jo faleminderit më tha. Më stopoi. Unë u fika fare. Ika. Pas disa muajsh më del sponsor në rrjetet sociale, pa dashje. Doli, i shkruajta dhe pastaj ndodhi shumë natyrisht.
Beniada: Të mbante mend?
Arbër: Në fillim jo. O sa e mirë që është. Unë i thërras qiell ose kaosi i paqtë.
/A.R