Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Gazment Koduzi ka treguar momentet e vështira që ka kaluar më 8 janar, kur Sali Berisha organizoi protestën para selisë së PD.
Ai thotë se ishte në sallën e mbledhjen në momentin kur u sulmua selia, ndërsa shprehet se mbi kokën e tij fluturonin gurë dhe xhama.
Koduzi po ashtu shprehet se ata që sulmuan selinë nuk kanë lidhje me demokratët, ndërsa thekson se ata që ideuan këtë sulm u shkëputën përgjithmonë nga PD.
“Demokratët mund të kenë mendime të ndryshme për çështje të ndryshme, por asnjëherë nuk do të sulmonin selinë e Partisë Demokratike dhe aq më tepër të ushtronin dhunë mbi demokratët që ishin brenda kësaj selie. Unë i kisha dëgjuar thirrjet për dhunë ndaj demokratëve pas 9 shtatorit nga zoti Berisha dhe pasuesit e tij, por asnjëherë nuk më kishte shkuar në mendje që të fluturonin gurë, tulla dhe varre mbi kokat e demokratëve që ishin këtu brenda. Unë isha në sallën e mbledhjes bashkë me kolegët e mi kur filluan të fluturonin gurët dhe xhamat në kokën tonë. U ngjitëm nëpër shkallë në katin e mësipërm për t’u mbrojtur nga tullat dhe nga xhamat. Përditë po dalin fakte që personat të cilët ushtruan dhunë ndaj selisë së Partisë Demokratike më 8 janar, nuk kanë lidhje me demokratët ashtu si dhe personat të cilët e ideuan dhe e organizuan këtë dhunë janë shkëputur nga Partia Demokratike njëherë e përgjithmonë”, u shpreh Koduzi.
g.kosovari