Sali Berisha ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës ku do të pyetet në lidhje me protestën e 8 Janarit, Më parë, nga hyrja e pallatit të tij, Berisha ka patur një prononcim për mediat ku tha se Basha është vegël e qeverisë.
“Për më shumë ju ftoj se sapo të dal nga dera e Prokurorisë do ju informoj ju imtësisht. Basha është një vegël e qeverisë, ato i ka dërguar Rama. Aty thirrem nga Rama unë”, tha Berisha.
Ndërkohë Berisha tha se gjykata duhet të ndëshkonte policinë që ndaloi njerëz të pafajshëm duke i kthyer në këtë mënyrë përgjigje gazetarëve për vendimin e djeshëm për të liruar të 34 personat e arrestuar pas protestës së 8 Janarit.
Në gati 31 vite politikë, ish-kryeministri, ish Presidenti dhe ish kreu i Partisë Demokratike nuk është thirrur asnjëherë në Prokurori qoftë edhe për shpifje, si shumë deputetë, apo ministra që kanë shkuar për deponim. Të gjitha të këqijat Berishës po i ndodhin në fund.
/a.rada