Prokuroria e Tiranës ka thirrur sot në orën 11:00 për ta pyetur për protestën e 8 Janarit ish-kryeministrin Sali Berisha. Një orë më pas, në prokurorinë e kryeqytetit do të paraqitet edhe deputeti Flamur Noka, i cili po ashtu do të pyetet për protestën e së shtunës para selisë së PD-së.
Ndërsa të premten pritet të merret edhe dëshmia e kreut të PD, Lulzim Basha dhe deputetit Gazmend Bardhi. Në vijim të hetimeve për atë çfarë ndodhi në këtë protestë, organi i akuzës do të marrë edhe dëshminë e tyre si persona që kanë dijeni për ngjarjen.
Prokuroria i ka orientuar hetimet në disa pista, një prej të cilave është edhe identifikimi i lëndëve të panjohura të përdorura gjatë protestës.
/a.r