ERION VELIAJ
KRYETAR I BASHKISE TIRANE
“Duam që ta rrisim skuadrën e Policisë Bashkiake, të kësaj familje që bën një nga punët më të vështira në këtë qytet, me 100 djem dhe vajza të rinj. Duam ta ofrojmë shërbimin njësoj, si në Ndroq, ashtu edhe në Linzë, si në Kashar ashtu edhe në km 29 të Krrabës, ku ndahemi me Elbasanin. Po mbi të gjitha, për fluksin e shtuar të të huajve, delegacioneve, miqve të Shqipërisë dhe të Tiranës, që do të vijnë për rastin e madh ku ne jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë.
Një detyrë e re per policine bashkiake është edhe garantimi i mbarëvajtjes se mbi 1000 aktiviteteve të planifikuara nga bashkia në kuadër të kryeqytetit europian të rinisë.
“Nuk mjafton vetëm që të jenë të sjellshëm, që është shumë e rëndësishme, nuk mjafton që të jenë vetëm të vendosur dhe të rreptë, por duhet të dinë edhe Anglisht, të dinë të orientojnë një turist të huaj, të ndihmojnë dikë që mund të jetë i huaj dhe ka nevojë për ndihmë mjekësore
Erjon Velaij theksoi se policia bashkiake tashmë ka një flotë të modernizuar.
/a.r