Edi Rama mblodhi sot kryesinë e Partisë Socialiste, e cila në kontrast me demokratët, po bën plane pune pa konflikte dhe kundërshti. Kryeministri komentoi ngjarjet në selinë blu, duke thënë se ato janë dramatike, dhe se në parlament do ta ketë të vështirë të bashkëpunojë me deputetët e opozitës.
Mbrëmjen e sotme i ftuar në “Log” gazetari Artan Hoxha komentoi qëndrimin e kryeministrit dhe u shpreh se Partia Demokratike po shpërbëhet pas luftës Basha-Berisha.
“Jam shumë i gëzuar që marr pjesë në funeralin tuaj”. Kjo është batuta që i shkon Ramës për këtë situatë. Ne po e trajtojmë PD-në si të ishte parti normale moderne, por PD nuk ka qenë kurrë kështu, ka qenë Sali Berisha, një mijë vende bosh dhe të tjerët, kur i kanë dalë kundër, i ka rrahur dhe i ka thirrur prapë, por në fund i ka dalë betoni.
Tani PD po shpërbëhet. Berisha nuk e ka lënë PD-në që të jetë tokë pjellore. Mendoj se edhe PS ditën e parë që do të bjerë nga pushteti do të katandiset më keq se PD-ja” tha ai./m.j