Kryeministri Edi Rama ka shprehur trishtim për ndarjen nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thotë se ai ishte një evropian i paepur dhe një avokat i zjarritë i Shqipërisë.
Politikani i respektuar nga të gjithë ne, thotë Rama, ndërroi jetë befasisht duke lënë pas një boshllëk tek kushdo që e njohu.
“Çfarë trishtimi! Miku ynë i mirë, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, një europian i paepur, një italian krenar, një avokat i zjarrtë i Shqipërisë, gazetar i shquar dhe më pas politikan i respektuar nga të gjithë, ndërroi jetë befasisht duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm tek kushdo pati nderin e kënaqësinë ta njihte…
Addio caro David, riposa in pace”, shkruan Rama.
g.kosovari