Gazetari Artan Hoxha ka ndarë një foto në rrjetet sociale të një hekuri që sipas tij është përdorur në protestën e 8 Janarit nga mbështetësit e Berishës për të hapur dyert e selisë.
Artan Hoxha thotë se kjo “armë” u mbajt nga 8 persona njëherësh dhe shpartalloi derën nga krahu i xhamisë pak para se të ndërhynte policia dhe “t’u hiqte fitoren nga dora”.
“Ky eshte nje mjet i improvizuar, i perdorur per here te pare, gjate nje proteste “paqesore” ne Shqiperi. Saldatoret hekurpunues te Berishes, e kane ndertuar per te thyer dyert e blinduara te selise se PD-se, nga kovaçet saldatore te Bashes. Ne lashtesi quhej “dash”, nisur nga fakti se imitonte sulmin me brire te dashit. Ushtrite sulmuese e perdornin “dashin” per te thyer me force dyertë e perforcuara te keshtjellave…
Ne fakt vetem kjo “arme”, e mbajtur nga tete persona njeheresh, e shpartalloi rezistencen e deres se blinduar te PD-se nga krahu i xhamise. Menjehere pas shperthimit te deres, nderhyri policia me gaz lotsjelles dhe ua hoqi fitoren nga dora, “permbaruesve” te Berishes”, shkruan Artan Hoxha.
/b.h