Kreu i PD-së Lulzim Basha ka postuar në rrjetet sociale disa foto të selisë blu, ku u shënuan incidente të dhunshme pas protestës së thirrur nga Sali Berisha.
“Atë që shkatërroi ai, ne do ta ngremë më të fortë!”, thuhet në mesazhin e shkurtër të kryedemokratit.
Në foto shfaqen dëmtimet e godinës nga militantët e Berishës, të cilët kanë shkallmuar dyert me shkallë metalike dhe vare./m.j