Anëtarët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, mbështetës të ish-kryeministrit Berisha, kanë mbërritur në ambientet e jashtme të selisë blu nga ku kanë dhënë një deklaratë për media. Ata shprehen se ndodhen aty pasi për një mbledhje pune, por që nuk mund të aksesojnë dot në zyrat ku kanë ushtruar aktivitetin e tyre më përpara.
Njëri prej tyre shprehet për kamerat se në zyrat e forumit ende ndihet era e gazit lotsjellës. Ai thekson se shumë prej të rinjëve janë burgosur nga qeveria në përpjekje për të bërë zotin Basha kryeministër dhe tashmë ata duhet të shkojnë përsëri në komisariate sit ë kallëzuar prej tij.
“Më në fund pas 8-vjetëve peng Basha arriti t’i ngjajë shefit të tij Edi Ramës. Arriti ta kthej PD-në nga një shtëpi të lirisë në një çerdhe të krimit, të mercenarëve të paguar kundër demokratëve dhe kundër të rinjëve. Ne shkuam në zyra e forumit akoma është era e gazit lotsjellës. Unë dua t’i bëj vetëm një pyetje: “nga kush ka frikë pse ka frikë nga të rinjtë?”
Shumë prej nesh kanë qenë në burgje këto 8-vjet për ta bërë këtë zotërinë kryeministër, ndërkohë që ky nuk ka dashur. Ky zotëria ka çuar emrat e shumë të rejave dhe të rinjve të Forumit Rinor nëpër komisariate, pa dhunuar askën, ne jemi dhunuar. I bëj thirrje të tërhiqet dhe t ëiki se ai nuk e bën dot kryetarin dhe ka ardhur fundi për të”, tha për mediat një prej anëtarëve të Forumit rinor./m.j