Në Gjermani do të testohet besueshmëria e testeve të shpejta për të kuptuar nëse një person është i infektuar me Covid-19 ose jo.
“Ne nuk e dimë saktësisht se sa mirë funksionojnë këto teste për Omicronin“, u shpreh ministri gjerman i shëndetësisë, Karl Lauterbach. Ai theksoi se rezultatet e testimeve do të bëhen të ditura gjatë javëve të ardhshme.
Sipas tij, mundësia për të mos i testuar fare këto teste do të ishte mjaft e rrezikshme.
Këto deklarata të tij vijnë pasi ekspertët paralajmëruan se testet e shpejta ka të ngjarë të mos e kryejnë detyrën për shkak të variantit të ri Omicron. Rreth 40% e testeve të shpejta japin përgjigje “false negative”, që do të thotë se personi rezulton negativ me virusin, edhe pse mund të jetë i infektuar me variantin e ri.
Më herët, ai është shprehur se Gjermania duhet të rishohë strategjinë e saj të vaksinimit kundër Covid-19 për tju kundërpërgjigjur variantit Omicron.
Ai ka folur edhe për mundësinë për të siguruar një vaksinë të re nëse në të ardhmen del një tjetër variant vdekjeprurës.
/b.h