Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të merren në pyetje pas akteve të dhunshme në protestën e 8 janarit.
Lajmi konfirmohet edhe nga burime të Panorama.al, ku mësohet se organi i akuzës së kryeqytetit i kryesuar nga Elisabeta Imeraj pritet të thërrasë edhe Bashën dhe Berishën për të dëshmuar.
Lulzim Basha i pyetur për këtë thirrje nga Prokuroria ai është shprehur në News24 se: “Deri në këtë moment nuk kam asnjë njoftim të tillë, por dua të them që prokuroria dhe policia janë nën urdhërata e Edi Ramës dhe ne jemi të qartë tendencën për të hequr shenjën e barazimit mes orkestruesit të dhunës dhe PD. Nuk ka një polici të shtetit, por polici të Ramës, nuk ka një prokurori të pavarur por një prokurori të komanduar nga Rama”.
Lidhur me protestën e 8 janarit, Prokuroria ka procedura dhe dy deputetë të Partisë Demokratike. Konkretisht organi i akuzës po ndjek në gjendje të lire sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, po ashtu dhe deputetin e PD-së, Flamur Noka.
/b.h