Kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-lideri Sali Berisha do të merren në pyetje në lidhej me protestën e 8 janarit.
Lajmin e bëjnë të ditur burime për ABC nga prokuroria, ndërsa të dy do të thirren në cilësinë e deklaruesit.
Kujtojmë se për protestën e mbajtur përpara Selisë Blu më 8 janar policia deri më tani ka shoqëruar 34 persona për incidentet e shkaktuara. Ndërsa penalisht u proceduan Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.
Bardhi akuzohet për lëndën nga bombolat anti-zjarr që është hedhur nga brenda godinës së PD, ndërsa Noka për tubim të paligjshëm.
Protesta zgjati mbi tre orë dhe rreth orës 13:00 ndërhyri policia për të shpërndarë protestuesit, duke përdorur gaz lotsjellës.
/b.h