Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e së dielës në rrugën Nacionale Podujevë-Prishtinë, ku dy persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i tretë ka vdekur në QKUK, ku ishte dërguar për tretman mjekësor.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se nga aksidenti i djeshëm ku ishin të përfshira tri vetura, kanë mbetur të lënduar edhe tetë persona tjerë.
“Podujevë, 09.01.2022 – 09:35. Në rrugën nacionale Podujevë–Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale, në të cilin kanë qenë të përfshira tri vetura me targa vendore. Si pasojë e aksidentit dy meshkuj kosovarë kanë vdekur në vendin e ngjarjes dhe një tjetër gjatë trajtimit në QKUK, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe 8 persona tjerë meshkuj, 7 prej tyre kosovarë dhe një shtetas i Austrisë”, ka bërë të ditur policia.
Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore dhe ndihmës së shpejtë ka dalë edhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.
/b.h