Tenisti serb, Novak Djokovic, raportohet se e ka fituar çështjen gjyqësore. Gjykatësi Kelly gjeti se vendimi për t’ia anuluar vizën ishte “i paarsyeshëm”. Ai ka urdhëruar që Djokovic të lirohet menjëherë.
Mediat e huaja raportojnë se Kelly urdhëroi që Djokovic t’i ktheheshin pasaporta dhe të gjitha sendet e tjera personale.
Ky urdhër u shpall në gjykatë dhe gjykatësi tha se vendimi për anulimin e vizës do të “shfuqizohej”.
Gjykatësi deklaroi se nëse qeveria, nëpërmjet një ministri tjetër, ushtron një kompetencë personale për të anuluar vizën, atëherë Djokovic nuk do të lejohet të kthehet në Australi për tre vjet.
34-vjeçari Djokovic është mbajtur në një qendër ndalimi për migrantë prej 6 janarit.
Ai nuk është parë në publik qe kur ka shkuar në Australi.
Sipas rregulloreve australiane, secili i huaj që hyn në këtë shtet, duhet të jetë i vaksinuar me dy doza kundër koronavirusit. Djokovic ka folur vazhdimisht kundër vaksinimit kundër koronavirusit, mirëpo nuk e ka bërë të ditur kurrë statusin e tij të imunizimit.
Në gjykatë të hënën, qeveria paralajmëroi se mund t’i revokojë vizën për herë të dytë edhe pas vendimit të gjykatës. Arsyetimi për vendimin aktual bazohet në faktin se qeveria pranoi se nuk i dha tenistit serb kohë të mjaftueshme për ta informuar për mundësinë e anulimit të vizës.
g.kosovari