Në kuadër të provës javore, shtëpia e Big Brother VIP do të shndërrohet në një fermë deri në spektaklin e së martës.
Banorët do të kujdesen për një lopë, dy dele, një qengj, një dhi dhe 5 pula. Emri që i ka vënë Iliri-lopës është komentuar nga Arjola, e cila i thotë se ka zgjedhur shkurtimin e emrit të Monikës.
Ndërsa Iliri i thotë që ta interpretojë si të dojë dhe e kalojnë me të qeshur.
Biseda:
Arjola: Që je i poshtër je.
Iliri: Pse?
Arjola: Po ti shkurtesën e emrit Monika i ke vënë? Nga Monika, Nika?
Iliri: Jo mi jo.
Arjola: Nika nga Monika.
Iliri: Jepi çfarë interpretimi të duash.
Arjola: Sa i poshtër që je, pu pu pu, çfarë paske qenë.