Tragjike në boks. Boksieri rus Arrest Sahakyan ka ndërruar jetë 10 ditë pasi ra në koma pas një nokauti në një ndeshje në Boxing Day.
Sahakyan – i cili ishte vetëm 26 vjeç – u përball me patriotin e tij rus Igor Semernin, i cili fitoi ndeshjen me një nokaut – që në fakt dëshmoi të ishte fatal.
Luftëtari armeno-rus pësoi ënjtje në tru dhe më pas u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni.
Sahakyan më pas u vendos në koma për 10 ditë, përpara se të shpallej tragjikisht i vdekur.
Gjatë karrierës së tij profesionale, boksieri luftoi nëntë herë, duke fituar gjashtë nga këto ndeshje.
Fitorja e tij e fundit ndodhi në shtator të vitit të kaluar ndaj Khusan Yuldashev, falë një nokauti teknik në vendin e tij.
/a.r