Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren ka ndodhur një rrahje masive në mes të gjashtë të dyshuarve, ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar të gjithë të dyshuarit.
Sipas Policisë, njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore. Të njëjtit pas tretmanit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.