Batuta dhe një përshëndetje me dy gishta! Kështu është shfaqur mëngjesin e sotëm kryedemokrati Lulzim Basha para selisë së Partisë Demokratike, duke nisur një ditë që pritet të ketë shumë zhvillime. Para se të hynte në seli, Basha ka shkëmbyer batuta me gazetarët e pranishëm duke shkaktuar edhe të qeshura nga ta.
“Mirëmëngjesi, qenke zgjuar herët shumë. Bravo të qoftë. Ndryshe nga vallja e Osman Takës. Do e kërcejmë më vone atë, pa merak”, i tha Basha njërit prej gazetarëve.
g.kosovari