Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në “Don Bosko” ku një 84-vjeçare me iniciale D.L. është hedhur nga kati i tretë i pallatit duke ndërruar jetë në vend.
Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Me datë 08.01.2022, rreth orës 07:50, në “Don Bosko”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasja D. L., 84 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
g.kosovari