Ndaj policëve është hedhur koktej molotovi, mjet ky i rrezikshëm për jetën e tyre. Por, Kelani thotë se polici ndaj të cilit u hodh koktej molotovi, nuk është në rrezik për jetën. “Molotovi është hedhur në trup të zyrtarit policor por ai ka shpëtuar dhe nuk është në rrezik për jetë”, ka thënë Kelani. Më poshtë, ai ka bërë me dije se janë lënduar 10 policë, 2 qytetarë dhe 2 gazetarë. Ndërkaq, ka thënë se janë arrestuar deri më tani 24 protestues.