Një stuhi dëbore ka goditur pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara verilindore të enjten mbrëma, duke paralizuar transportin rrugor dhe ajror, si dhe shkollat, shumë prej të cilave ishin mbyllur për shkak të pandemisë.
Nga Shtëpia e Bardhë në Uashington deri në kufirin me Kanadanë, mbulesa e borës është mbi 30 centimetra në disa zona, si Konektikat, Masaçusets dhe Rhode Island.
Herët në mëngjes, Ura e Bruklinit dhe Times Square i Nju Jorkut dukeshin si kartolina: të mbuluara me borë, në heshtje të plotë, një gjë e rrallë në metropolin prej nëntë milionë banorësh.
Rreth 1,400 fluturime u anuluan për shkak të stuhisë, sipas FlightAware. Reshjet e borës dhe shirat e rrëmbyeshëm do të vazhdojnë deri në mëngjesin e së shtunës, njofton shërbimi meteorologjik.
Në Nju Jork, veçanërisht në periferitë veriore, borëpastruesit dolën herët. ” Ne nuk do të ndalemi nga një stuhi “, tha kryetari i ri i qytetit, Eric Adams, për New York Post.
Për të shmangur aksidentet rrugore, Departamenti i Shtetit i Transportit u ka kërkuar qytetarëve që të udhëtojnë me vetura vetëm në rast emergjence.