Psikologët mendojnë se besimi duhet të jetë themeli i një marrëdhënie të fortë dhe të pjekur. Disa njerëz dyshojnë tek partneri i tyre aktual për shkak të një përvoje traumatike të së kaluarës ose pasigurive të tyre. Ju mund të imagjinoni se partneri juaj është më dikë tjetër dhe kjo situatë mund të çmendë këdo. Mirëpo, ju duhet të merrni frymë thellë dhe të vlerësoni situatën nëse ka vërtet diçka për t’u shqetësuar.
Në do t’ju vijmë në ndihmë përmes këtij artikulli duke ju treguar shenjat që ju qetësojnë në lidhje me besnikërinë e partnerit. Më poshtë mund t’i lexoni këto shenja që tregojnë se partneri juaj është besnik dhe të na falenderoni më pas:
Ata janë të sinqertë me ju për gjithçka
Në një marrëdhënie të shëndetshme, partnerët duhet të jenë në gjendje të ndajnë të gjithë lajmet e tyre me njëri-tjetrin dhe jo vetëm ato të mirat. Nëse vini re se partneri juaj shmang madje edhe gënjeshtrat të bardha, mund të jetë një shenjë se ata janë besnikë ndaj jush dhe ju shohin si një person të cilit mund t’i besojnë plotësisht. Kjo mund të jetë mënyra e tyre për të treguar respektin dhe besimin e tyre pasi ata e dinë që ju nuk do t’i gjykoni
Tregojnë përkushtim në marrëdhënie
Të gjitha marrëdhëniet kanë uljet dhe ngritjet e tyre, por partneri juaj nuk mund të zhduket në problemin e parë që hasni. Nëse partneri juaj është gjithmonë i gatshëm t’ju ndihmojë në çdo moment, atëherë kjo është një shenjë se ai është i angazhuar dhe ka sy vetëm për ju.
Ndjenjat e tyre janë konstante
Nëse ndjenjat e partnerit tuaj nuk ndryshojnë gjatë gjithë kohës dhe ata nuk kanë luhatje humori të theksuara, të jeni të sigurt që ai është i duhuri.
Ata bëjnë përpjekje të mjaftueshme për ta bërë marrëdhënien të funksionojë
Në fillim të marrëdhënies, partnerët zakonisht janë të gatshëm të komunikojnë me njëri-tjetrin më shumë për ta bërë marrëdhënien të funksionojë. Sidoqoftë, nëse keni qenë së bashku për një kohë të gjatë dhe ky entuziazëm nuk është zbehur, është një shenjë që partneri juaj ju sheh si personin me të cilin ata mund ta imagjinojnë të ardhmen e tyre dhe kjo perspektivë është mjaft interesante.
Nuk bëhen xhelozë
Ndjenja e xhelozisë shpesh lind nga të qenit i pasigurt, jo vetëm për veten, por edhe për marrëdhënien. Një marrëdhënie e shëndetshme duhet të ndërtohet mbi besimin dhe nëse partneri juaj nuk është xheloz, është një shenjë që ai ndihet i sigurt dhe i kënaqur për mënyrën se si po shkojnë gjërat.
/b.h